Vdes një motoçiklist si pasojë e një aksidenti tragjik

  • A.P /
  • 01 September 2024 - 17:30
Vdes një motoçiklist si pasojë e një aksidenti tragjik

Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Komoran, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të përfshira në këtë aksident kanë qenë një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se vdekja e motoçiklistit u konstatua nga ekipi mjekësor, në vendin ku ndodhi ngjarja.

”Sot rreth orës 13:30  kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qkuk. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.” tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)