
Ndodh edhe kjo: Gjakovari e akuzon gruan për tradhti

Së fundmi nga një grua në Gjakovë, ka kërkuar ndihmën e Policisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Viktima ka deklaruar se burri i saj në vazhdimësi i ka bërë presion dhe ka ushtruar dhunë psikike, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.
Bazuar në dëshminë e gruas, motivi i problemeve mes tyre lidhet me akuzat që burri i ka bërë ndaj saj për tradhti.
Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer mosmarrëveshjet me bashkëshortin.
Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.
(Kosova Sot Online)