Në 'Aktash' sërish gjuajtje me armë

  • 03 September 2024 - 15:14
Në 'Aktash' sërish gjuajtje me armë

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot në në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” të kryeqytetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se s’ka të lënduar, sipas informatave fillestare.

“Sot rreth orës 14:20, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”.

(Kosova Sot Online)