
Vuçiq: Nëse do të më lejonin do të shkoja në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se do të vizitonte Mitrovicën e Veriut nëse do t’ia lejonin forcat ndërkombëtare, pa përmendur kështu lejen e institucioneve të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kështu ai u deklarua në pyetjen e gazetarëve që iu bë në Podrinjë, duke shtuar se nuk do të shkonte vetëm në Mitrovicë. “Por edhe në pjesë të tjera të Kosovës ku ka serbë”.
“Shkuarja atje, nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, tha ai.
Këto komente, Vuçiq i bëri në Podrinje, gjatë vizitës së punimeve në rikonstruksionin e një rruge që lidh Bojiqin me Tekerishin.
(Kosova Sot Online)