Gaxherri: Ne opozita e kemi ditur që Albin Kurti është antiamerikan

  • A.P /
  • 06 September 2024 - 08:19
Gaxherri: Ne opozita e kemi ditur që Albin Kurti është antiamerikan

Anëtarja e LDK-së, Besa Gaxherri, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është shprehur e bindur se është antiamerikan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Madje thotë se është edhe populist i rryer.

“Ne opozita e kemi ditur që Kurti është antiamerikan. Ai normal që e ka fshehur, por kohë pas kohe e ka shpalos edhe këtë, vetë jo që na e kemi shpikë dhe jem friku. Kurti është zënë duke e deklaru vetë se është antiamerikan. Personalisht jam shumë e bindur”, tha ajo.

Ndërkohë, për vizitën e Lajçakut në Kosovë, Gaxheri nuk pret asgjë.

“Asgjë, Kurti është një populist i rryer. Problemi është te Kurti, Lajçak vjen kot, nuk ka ku me ardhë. Absolutisht vjen kot. Unë duke e ditur cilat lojëra i ka bë Kurti për këto katër vite me radhë me çështjen e dialogut nuk do të ketë sukses e as ecje tutje në dialog”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)