Fidan: S’ka gjë më normale sesa të mbështesim Kosovën

  • A.P /
  • 06 September 2024 - 11:30
Fidan: S’ka gjë më normale sesa të mbështesim Kosovën

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, nuk tregoi shumë se si do të duket një marrëveshje për siguri mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, tha se Turqia e mbështet Kosovën dhe tha se kjo është “normale”.

“Siç e shpreha, e mbështesim Kosovën dhe e kemi një vetëdije të qëndrueshme lidhur me këtë dhe që nga dita e parë kemi pasë një ndjeshmëri të madhe që të përforcohen institucionet kosovare në mënyrë që të t’iu ofrohen të gjithë qytetarëve shërbimet e duhura. Në këtë kontekst është edhe siguria. Ne si Turqi duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë për të gjitha aspektet e sigurisë. Për ne s’ka gjë më normale sesa ta mbështesim Kosovën, kjo do të vazhdojë edhe në shumë fusha tjera. Këto janë të gjitha që mund të them”.

(Kosova Sot Online)