
Në Kosovë, u raportuan gjithsej katër raste laboratorike me ethet e Nilit

Në Kosovë, përgjatë vitit 2024 u raportuan gjithsej katër raste laboratorike me ethet e Nilit Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku dhe informoi për vendet ku janë hasur rastet.
“Në Kosovë gjatë vitit 2024 janë raportuar gjithsej 4 raste laboratorike të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor:
Rasti i parë i importuar është konfirmuar me datë 07.08.2024 tek një banor i komunës së Fushë Kosovës.Rasti i dytë është autokton, është konfirmuar me datë 09.08.2024, tek një banor i Bardhit të Madh të komunës së Fushë Kosovës.Rasti i tretë po ashtu është autokton, është konfirmuar me datë 30.08.2024, tek një banor i Prizrenit.Rasti i katërt është rast i importuar, është konfirmuar me datë 05.09.2024, tek një banore e Fsh. Rufc i Vjetër të komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)