E trishtë: Binjakët gjenden të vdekur brenda veturës

  • A.P /
  • 10 September 2024 - 10:23
E trishtë: Binjakët gjenden të vdekur brenda veturës

Dy fëmijë binjakë janë gjetur të vdekur brenda një veture në Oklahoma pasi i afërmi i tyre dyshohet se kishte harruar t’i dërgonte në çerdhe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dyvjeçarët Ariel dhe Avery u gjetën brenda automjetit pasi policia u thirr për një kontroll në Norman, Oklahoma, rreth orës 15:00 të enjten, raporton Fox Carolina.

“Hetimet fillestare tregojnë se dy fëmijët u lanë aksidentalisht në automjet për një periudhë të gjatë kohore dhe më vonë u gjetën nga familja”, tha departamenti i policisë.

Prindërit e të vegjëlve thuhet se i kishin lënë me një anëtar të besuar të familjes, i cili duhej t’i çonte në një çerdhe, por i harroi.


(Kosova Sot Online)