Dedaj i bindur: Vetëvendosje do të luftojë për vendin e tretë në zgjedhje

  • A.P /
  • 10 September 2024 - 10:49
Dedaj i bindur: Vetëvendosje do të luftojë për vendin e tretë në zgjedhje

Gjergj Dedaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të luftoj për vendin e tretë në zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dedaj në reagimin e tij në Facebook thekson se “në bazë të keqëqeverisjes, korrupsionit, dështimeve dhe dëmtimit të diplomacisë dhe të partneritetit me SHBA dhe BE, kjo levizje populiste dhe autoritare, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, do bjerë dukshëm”

“Elektorati i Kosovës duhet të ndergjegjësohet dhe të ndëshkoj përmes votës së lirë dhe demokratike, secilin subjekt politik i cili nuk i mbanë premtimet elektorale dhe e dëmton të ardhmen demokratike dhe euro-atlantike të Republikes së Kosovës” shkruan Dedaj.


(Kosova Sot Online)