Arrestohet në veri politikani i njohur serb

  • A.P /
  • 10 September 2024 - 14:51
Arrestohet në veri politikani i njohur serb

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenjevic, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Në media po raportohet se ai u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti. I pyetur për këtë, Elshani vetëm është përgjigjur “ka fishkëllu”, pa treguar ndaj kujt.

(Kosova Sot Online)