Sali Berisha zyrtarisht i pandehur për korrupsion

  • A.P /
  • 11 September 2024 - 15:00
Sali Berisha zyrtarisht i pandehur për korrupsion

Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha do të vijojë të qëndrojë në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që u vendos nga GJKKO pas shkeljes së detyrimit për t’u paraqitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë të mërkurë, ish-kryeministri u morr zyrtarisht i pandehur nga SPAK, teksa prokurorët që po hetojnë dosjen “Partizani”, i komunikuan akuzën për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.

(Kosova Sot Online)