Parashikimi i motit për fundjavë

  • A.P /
  • 14 September 2024 - 08:44
Parashikimi i motit për fundjavë

Sot nga pasditja në disa pjesë reshjet pushojnë, e nuk mungojnë intervale me deill, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale zbresin në 14C e 16C, e maksimalet gjatë ditës në rënie, e shkojnë në 20C e 22C.

Frynë erë më e fuqishme jugore e jugperëndimore 6-15m/s, me hove deri në 20m/s, në pjesë të Dukagjinit.

Rrebeshe shiu kohëpaskohe vazhdojnë në pjesë të vendit, derisa ditën e diel, me depërtimin e frontit të ftohtë, reshjet do të jenë më të shtira në territor. Temperaturat zbresin në 14C, e minimalet në 8C e 7C, duke rritur gjasat që në vise më të larta malore, të paraqiten reshje dëbore. Nga dita e hënë, shfaqet situatë relativisht më stabile, me vransira e intervale me diell, me mundësi për riga shiu rreth zonave malore. Temperaturat maksimale në rritje, deri në 17C, të martën. Erëra veriore frynë nga dita e diel, të lehta dhe mesatare, 3-9m/s.

(Kosova Sot Online)