Ja kush e quan humbës Vuçiqin pas konferencës me masat për Kosovën

  • A.P /
  • 14 September 2024 - 12:33
Ja kush e quan humbës Vuçiqin pas konferencës me masat për Kosovën

Politikani serb, Dragan Sormaz, i cili deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e partisë së Aleksander Vuçiqit, e ka kritikuar këtë të fundit pas konferencës së mbajtur dje lidhur me Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sormaz e ka quajtur presidentin serb si një humbës, duke thënë se fillimisht i ka shtyrë serbët t’i bojkotojnë institucionet dhe tashmë po kërkon kthimin e gjyqtarëve, prokurorëve e policëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Sormaz gjithashtu ka shkruar se Vuçiq po kërkon edhe mbajtje të zgjedhjeve lokale sipas ligjeve të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)