Arrestohet shqiptari, ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit
Një 42-vjeçar shqiptar ka dhunuar një polic grek, së bashku me tre persona të tjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas mediave vendase, polici që shërben në shërbimin e sigurisë së Rodosit, ka denoncuar rastin, duke theksuar se është sulmuar nga shqiptari dhe tre të tjerët.
Sipas denoncimit, ata e kanë goditur policin në kokë, gjoks dhe bark, duke e plagosur lehtë.
Pas ndalimit dhe kontrollit të automjetit, 42-vjeçarit shqiptar iu gjet dhe sekuestrua një thikë me gjatësi 17 cm.
(Kosova Sot Online)