Gjobitet shoferja 26 vjeçare në Ferizaj

  • A.P /
  • 19 September 2024 - 14:52
Gjobitet shoferja 26 vjeçare në Ferizaj

Policia në Ferizaj, përmes një komunikate, ka njoftuar se është gjobitur një shofere në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, pasi ajo ka tejkaluar automjetet në vendkalimin e këmbësorëve,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

R.H., e moshës 26 vjeçare, është gjobitur me 200 euro, 2 pikë negative dhe heqje e patetnë shoferit për 3 muaj.

“Policia e stacionit në Ferizaj, me datën 18.09.2024 rreth orës 14:00 ka pranuar një informatë nga qytetarët se në rrugën ’’ Bajram e Gursel Sylejmani ’’ në Ferizaj një shofere e veturës Renault ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve, duke i rrezikuar këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor.

Policia e ka identifikuar shoferen  R.H (F/K) e moshës 26 vjeçare, të cilës i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj.”

(Kosova Sot Online)