
Ka ndërruar jetë kosovari i cili u plagos sot

Ka ndërruar jetë 40-vjeçari i cili u plagos sot me armë zjarri në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicën jugore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e bëri të ditur, drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Të informojë se pacienti nga Mitrovica nuk mundi t’ju përballojë plagëve edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra të reanimimit kardio pulmonar, ka ndërruar jetë”, ka thënë Syla.
Gjatë ditës së sotme një person rreth moshës 40 vjeçare me inicialet P.Z është plagosur rëndë në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicën jugore.
Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka thënë se prokuroria është duke u marr me rastin.
“Prokurori ka dal në vendngjarje, si pasojë e të shtënave ka mbet i plagosur rëndë një person. Prokurori ka hap rast dhe e ka cilësuar si ‘Vrasje e rëndë në tentativë’”, ka thënë Preteni.
(Kosova Sot Online)