Një i moshuar ka vdekur në një kafiteri

  • A.P /
  • 21 September 2024 - 09:16
Një i moshuar ka vdekur në një kafiteri

Një i moshuar ka vdekur dje në një kafiteri në Komunën e Obiliqit. Policia tashmë ka nisur hetimet mbi vdekjen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes raportit 24 orës është bërë me dije se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM MBI VDEKJEN-Obiliq 20.09.2024 – 12:19. Nga një kafiteri në Obiliq, është njoftuar se një person i moshuar ka nevojë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor nga QMF-Obiliq i cili e ka konfirmuar se personi i gjinisë mashkullore ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)