Arrestohet një nxënës i një shkolle të mesme

  • A.P /
  • 24 September 2024 - 10:56
Arrestohet një nxënës i një shkolle të mesme

Është arrestuar një i mitur, nxënës i një shkolle të mesme në Prishtinë, pasi tek i njëjti i është gjetur një thikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë të ditur se kontrolli është kryer nga stafi i shkollës.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, nxënës i shkollës së mesme, pasi që gjatë kontrollit nga stafi i shkollës i është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


(Kosova Sot Online)