Një këmbësor është goditur sot nga një veturë

  • A.P /
  • 26 September 2024 - 12:42
Një këmbësor është goditur sot nga një veturë

Një këmbësor është goditur sot nga një veturë në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se i lënduari tashmë është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit.

Njëherit, Ahmeti njoftoi se rasti po hetohet nga njësiti i trafikut.

(Kosova Sot Online)