Te varri i Faton Hajrizit janë vendosur kamera

  • A.P /
  • 26 September 2024 - 15:00
Te varri i Faton Hajrizit janë vendosur kamera

Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit ka folur sot në lidhje me kamerat e vendosura tek varri i Fatonit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se ato kamera janë vendosur nga familja, duke thënë se kjo ka ndodhur vetëm sa për ta vëzhguar.

“S’është asgjë, ajo është e ligjshme. Nuk jemi aty, për shembull unë e shikojë nga Gjermania, vetëm për këtë. Nuk mund ta dëmtojë askush varrin e tij, ai që e dëmton varrin e tij, ai nuk është shqiptar”, është shprehur Artan Hajrizi.

(Kosova Sot Online)