Policia ka vendosur disa pengesa mbi Urën e Bërnjakut

  • 26 September 2024 - 15:44
Policia  ka vendosur disa pengesa mbi Urën e Bërnjakut

Policia e Kosovës ka vendosur sot disa pengesa mbi Urën e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vendosjen e tyre e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se këto pengesa bllokojnë kalimin e kamionëve, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut,  me qëllim të parandalimit të  kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka deklaruar Elshani.

(Kosova Sot Online)