Ky vend në rrezik nga përmbytjet masive

  • A.P /
  • 03 October 2024 - 13:02
Ky vend në rrezik nga përmbytjet masive

Masat e mbrojtjes nga përmbytjet pritet të shpallen në disa pjesë të Kroacisë për shkak të rritjes së nivelit të ujit në pjesët e poshtme të pellgjeve të lumenjve pas reshjeve të dendura, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat vendase shkruajnë se autoritetet i druhen përmbytjeve të shpejta dhe rrëshqitjeve të dherave, veçanërisht në rrugët malore dhe në Adriatik.

Grupet e punës dhe emergjencat civile po punojnë, që situatën ta mbajnë nën monitorim të plotë.


(Kosova Sot Online)