
Mark Rutte ka shkuar sot në Ukrainë

Mark Rutte mbërriti sot në Ukrainë për vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së postit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dy ditë më parë dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për Kievin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rute u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.
Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan dy herë gjatë takimit.
Kreu i ri i NATO-s ka premtuar se do të ndihmojë në mbledhjen e mbështetjes perëndimore për Ukrainën, e cila ka luftuar një pushtim rus që nga shkurti i vitit 2022.
AP tregon se zgjedhja e një presidenti të ri të SHBA-së në nëntor mund të jetë një moment kyç për përpjekjet e Ukrainës për të siguruar vazhdimin e ndihmës perëndimore dhe kujton se Rutte më parë deklaroi se ai “mund të punojë me këdo” që zgjidhet.
Të martën, Rute mori detyrën nga norvegjezi Jens Stoltenberg, i cili drejtoi NATO-n për dhjetë vjet.
(Kosova Sot Online)