Pesë persona janë arrestuar në Gjakovë

  • A.P /
  • 04 October 2024 - 07:37
Pesë persona janë arrestuar në Gjakovë

Pesë persona janë arrestuar në Gjakovë, meqë janë përfshirë në një përleshje në rrugën “Martirët e Kombit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, Policia tek njëri nga të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 13 fishekë, ndërsa tek një i dyshuar tjetër një shufër metalike.

“Sot pesë persona meshkuj kosovar të moshës madhore janë arrestuar pasi të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike rreth orës 15 e 50 në rrugën “Martirët e Kombit” në Gjakovë. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me vendimin e të cilit të gjithë të dyshuarit janë ndalur në mbajtje”, tha Elezaj.


(Kosova Sot Online)