Policia sekuestron një dron në Prishtinë

  • A.P /
  • 04 October 2024 - 11:23
Policia sekuestron një dron në Prishtinë

Policia e Kosovës ka sekuestruar dje një dron në Prishtinë, për fotografim dhe incizim të paautorizuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, droni po operonte mbi disa shtëpi.

“FOTOGRAFIM DHE INCIZIMIM I PAAUTORIZUAR-Prishtinë / 02.10.2024 – 18:30. Është raportuar se një dron ka operuar mbi disa shtëpi/një lagje. Lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendngjarje po ashtu me urdhër të prokurorit janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është sekuestruar droni”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)