Martens: Kosova s’mund t’i besojë Gjermanisë, Francës dhe BE-së

  • A.P /
  • 04 October 2024 - 12:20
Martens: Kosova s’mund t’i besojë Gjermanisë, Francës dhe BE-së

Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka qëndruar disa ditë në Prishtinë, ku mes tjerash ka moderuar edhe një diskutim ku ishte i ftuar emisari gjerman për rajonin, Manuel Sarrazin. Në këtë organizim ka pasur diskutimet të tensionuara rreth Procesit të Berlinit dhe çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Martens në “X” ka shkruar për përshtypjet e tij të fituara nga ky qëndrim në Kosovë dhe sipas tij “aktualisht Kosova s’mund t’i besojë Gjermanisë, Francës dhe BE-së”.

Gazetari gjerman ka thënë se përpjekja e Berlinit, Parisit dhe Brukselit për të shtyrë përpara një “marrëveshje absurde”, do të dështojë.

“Arroganca e tyre kuazi-koloniale në përpjekjen për të shtyrë një marrëveshje absurde, vlefshmëria e së cilës mohohet haptazi nga Serbia, do të dështojë”, ka shkruar Martens.

(Kosova Sot Online)