Zyrtarisht Ulutas ia dorëzon komandën e KFOR-it italianit Barduani

  • A.P /
  • 11 October 2024 - 12:31
Zyrtarisht Ulutas ia dorëzon komandën e KFOR-it italianit Barduani

Gjeneralmajori i ushtrisë turke, Özkan Ulutas ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të komandës është mbajtur në Kampin Film City në Prishtinë.

Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani ia dhuroi medalje presidenciale ushtarake Gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutas.

Përderisa admirali Stuart B. Munsch, Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ka lavdëruar punën e komandantit Özkan Ulutas në Kosovë.

Ai ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i me mbështetjen e plotë të BE-së e kanë lehtësuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për t’i zgjidhur çështjet e pa zgjidhura. 

(Kosova Sot Online)