Vdiq në një aksident të rëndë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

  • A.P /
  • 12 October 2024 - 15:28
Vdiq në një aksident të rëndë, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Mediat italiane kanë zbuluar emrin e të riut shqiptar që humbi jetën në një aksident në Itali. Aksidenti fatal ndodhi në zonën Supino (Frosinone) dhe viktima është Endri Sejdi, i cili banonte në Alatri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit, në Morolense, kur makina “Ford Focus” doli nga rruga, e si pasojë e aksidentit humbi jetën 32-vjeçari.

Po kështu u plagosën tre djem të tjerë që ishin me të dhe janë dërguar në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.

(Kosova Sot Online)