Tërmeti 4.8 Rihter godet këtë vend

  • A.P /
  • 16 October 2024 - 08:35
Tërmeti 4.8 Rihter godet këtë vend

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 19:54 të së martës pasdite (15/10) në Rodos, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 74 kilometra në juglindje të Lindos, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 15 kilometra.

Pak më vonë, në orën 20:15, aty pranë ka ndodhur një tërmet i dytë, me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter.

(Kosova Sot Online)