E rëndë: Gjyshi aksidenton për vdekje nipin 2 vjeç

  • A.P /
  • 16 October 2024 - 10:15
E rëndë: Gjyshi aksidenton për vdekje nipin 2 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Kamzës mëngjesin e së mërkurës, ku gjyshi aksidentalisht e ka aksidentuar për vdekje nipin e tij 2 vjeç, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shtetasi P. M. ishte duke ecur mbrapsht me automjet, në oborrin e banesës së tij dhe nuk e ka parë vogëlushin që ishte aty.

Si pasojë e përplasjes dyvjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë, shkruan A2.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

(Kosova Sot Online)