Një tërmet ka goditur sot Turqinë

  • A.P /
  • 16 October 2024 - 10:21
Një tërmet ka goditur sot Turqinë

Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot Turqinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tërmeti u regjistrua 46 kilometra në lindje të Malatyas, e cila u shkatërrua nga tërmeti i vitit të kaluar.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 9 kilometrash, dhe u vlerësua të ishte 6 gradë sipas shkallës Rihter, sipas informacioneve nga faqja e internetit EMSC.

Aktualisht nuk ka të dhëna për viktima dhe dëme.

(Kosova Sot Online)