Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

  • A.P /
  • 19 October 2024 - 08:57
Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

Mot kryesisht me diell parashihet të mbajë sot në vend, pas vransirave më të përhapura që paraqiten paradite, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kushte mjegulle apo mjegulline shfaqën përgjatë luginave të lumenjëve orëve të mëngjesit. 

Temperaturat minimale zbresin në 6C e 9C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 17C e 19C.

Nga dita e diel parashihet mot stabil dhe i thatë, pa mundësi për të reshura. 

“Dominojnë kryesisht kthjellimet, e nga dita e martë herë pas here kalojnë vransira, kryesisht shtresore të larta.  Temperaturat zbresin në 15C e 16C, e më pas shënojnë rritje deri në 18C e 20C.  Minimalet mëngjesin e së hënës zbresin në 2C, e më pas gradualisht në rritje në 4C e 6C”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)