Parashikimi i motit për sot

  • A.P /
  • 23 October 2024 - 07:18
Parashikimi i motit për sot

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë mjegull nëpër ultësira dhe lugina, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-23 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C. 

(Kosova Sot Online)