Një motoçiklist ka marrë lëndime të rënda

  • A.P /
  • 23 October 2024 - 09:31
Një motoçiklist ka marrë lëndime të rënda

Një motoçiklist ka marrë lëndime të rënda dje në Lipjan, pasi u aksidentuar me një kombi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan / 22.10.2024 – 15:40. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi motoçikleta të cilën ishte qenë duke e drejtuar është goditur nga një automjet transportues (kombi) të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)