
Njihuni me parashikimin e motit për të enjten

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë të ketë mjegull të izoluar nëpër lugina dhe ultësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-20 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 20°C.
(Kosova Sot Online)