Parashikimi i motit për të premten

  • A.P /
  • 25 October 2024 - 07:08
Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i lindjes me shpejtësi prej 5-21 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 20°C.

(Kosova Sot Online)