Policia jep detaje për rrahjen e Gazmend Muhaxherit në pikun e mëngjesit

  • A.P /
  • 26 October 2024 - 10:20
Policia jep detaje për rrahjen e Gazmend Muhaxherit në pikun e mëngjesit

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar  se janë arrestuar të dyshuarit për sulm.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga perona të dyshuar. Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

(Kosova Sot Online)