Organizata serbe sjell në Rahovec ikonën e Jezu Krishtit

  • A.P /
  • 28 October 2024 - 12:33
Organizata serbe sjell në Rahovec ikonën e Jezu Krishtit

Pelegrinët e një organizate serbe të ashtuquajtur për solidaritet, kanë sjellë në kishën ortodokse të ‘’Fjetjes së Shën Marisë’’ në Rahovec, ikonën e Jezu Krishtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç pretendojnë madje besimtarët ortodoksë nga një artikull në platformën X, pas liturgjisë të së premtes, ka ndodhur edhe një fenomen që nga ta konsiderohet i rrallë, rrjedhja e mirrës nga ikona.

Disa persona nga ky grup, si dhe shumë nga Rahoveci, kanë dërguar video dhe foto nga kjo ngjarje.

Shumica prej tyre pohojnë se ishte hera e parë që ishin dëshmitarë të një ngjarje të tillë dhe se u afruan të habitur dhe mes lotësh pranë figurës së Jezu Krishtit të cilën e njohin si Zot.

(Kosova Sot Online)