Humb jetën 31-vjeçari pasi ra nga kati i pestë i ndërtesës

  • A.P /
  • 28 October 2024 - 15:45
Humb jetën 31-vjeçari pasi ra nga kati i pestë i ndërtesës

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në Tiranë. Policia e kryeqytetit njofton se ky shtetas, mbrëmjen e së shtunës, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)