Parashikimi i motit për sot

  • A.P /
  • 30 October 2024 - 07:17
Parashikimi i motit për sot

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 6-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. 

(Kosova Sot Online)