Policia jep detaje për vdekjen e një të burgosuri

  • A.P /
  • 30 October 2024 - 09:53
Policia jep detaje për vdekjen e një të burgosuri

Policia e Kosovës ka dal sot me raport lidhur me vdekjen e një të burgosuri gjatë kohës sa po transferohej nga Spitali i Gjilanit në Qendrën korrektuese Dubravë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ai ka vdekur në QKMF-në në Istog.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“QKMF Istog  29.10.2024 – 19:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjatë transportit nga Spitali i Gjilanit në Qendrën korrektuese Dubravë, i është keqësuar gjendja dhe i njëjti ka vdekur në QKMF Istog. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)