Arrestohet një person që për dy vjet e përcolli një grua

  • A.P /
  • 30 October 2024 - 10:02
Arrestohet një person që për dy vjet e përcolli një grua

Është arrestuar në Prishtinë një burrë i cili dyshohet se për dy vjet e ka ngacmuar me mesazhe një grua dhe e ka përcjellur në vazhdimësi me veturë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 29.10.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, përgjatë dy viteve e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në vazhdimësi me veturë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)