
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull e vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 6-29 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C.
(Kosova Sot Online)