Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje

  • A.P /
  • 31 October 2024 - 09:29
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Lipjan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për zhdukjen e saj ka njoftuar vëllau i saj.

”Lipjan 30.10.2024 – 15:15. Ankuesi mashkull kosovar,ka njoftuar se motra e tij femër kosovare është larguar  nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)