Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

  • A.P /
  • 01 November 2024 - 07:19
Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

Pas mjegullës orëve të mëngjesit, nga pjesë lindore të vendit, ditën e parë të nëntorit, mbeten më gjatë vransira të ulëta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nuk do të mungojnë intervalet me diell, megjithëse vransira shtresore të larta kalojnë pasdite.

Frynë erë e lehtë veriore e veriperëndimore 1-3m/s.

Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C, derisa ato maksimale shkojnë në 16C e 18C.

E shtuna karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe një rritje të temperaturave në 18C e 19C. Më vonë gjatë natës me kalimin në ditën e diel, vransira fillojnë të shtrihen mbi vend, me afrimin e një fronti të ftohtë që zbret temperaturat maksimale në 12C. Aty këtu vransirat mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Nga dita e hënë mot i kthjellët, por më i ftohtë, me minimale që zbresin në 0C e -2C të martën në mëngjes.

(Kosova Sot Online)