Lekaj: RTK është televizion i propagandës së Lëvizjes Vetëvendosjes

  • A.P /
  • 04 November 2024 - 13:19
Lekaj: RTK është televizion i propagandës së Lëvizjes Vetëvendosjes

Gjatë seancës së sotme, deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se RTK s’ka qenë kurrë më dobët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Kurrë RTK s’ka qenë më e kontrolluar nga politika dhe Lëvizja Vetëvendosje. Kurrë raportet e auditimit se kanë nxjerr më keq RTK se në qeverinë Kurti, kurrë punëtorët e RTK’së s’kanë qenë më të nëpërkëmbur e pa të drejtat e tyre”, tha Lekaj.

Ai ka thënë se RTK është “televizion i propagandës së Lëvizjes Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve”,

“Nuk është Radiotelevizioni i Kosovës, por Radiotelevizoni i Kurtit”, tha Lekaj.

(Kosova Sot Online)