Rutte, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren si president i ShBA’së

  • A.P /
  • 06 November 2024 - 10:04
Rutte, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren si president i ShBA’së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren si president i ShBA’së, ndonëse kandidati republikan nuk është shpallur ende zyrtarisht si president, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rutte ka thënë se udhëheqësia e Trump do të jetë kyçe për ta mbajtur NATO’n të fortë.

Sapo urova Donald Trumpin për zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Udhëheqësia e tij do të jetë edhe një herë kyçe për ta mbajtur aleancën tonë të fortë. Mezi pres të punoj me të dhe të avancojmë paqen përmes NATO-s”, ka shkruar Rutte në platformën “X”.

(Kosova Sot Online)