Hamza e uron Trumpin: Zoti e bekoftë Amerikën

  • A.P /
  • 06 November 2024 - 10:26
Hamza e uron Trumpin: Zoti e bekoftë Amerikën

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza i ka shprehur urime të përzemërta Donald Trumpit në prag të rizgjedhjes së tij president, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se demokracia është shembull për botën.

“Zgjedhjet në Amerikë janë festë e mrekullueshme e demokracisë. I shpreh urimet më të përzemërta presidentit Donald Trump për fitoren e tij. I uroj për garën fer, si republikanët, ashtu edhe demokratët. Demokracia amerikane është shembull për botën. Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë tonë të përhershme!”, ka thënë Hamza.

(Kosova Sot Online)