
Pas një aksidenti vdiq një 21-vjeçar kosovar

Një 21-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Pestovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Siç njofton policia, viktima fillimisht ishte dërguar në QKUK pas lëndimeve të rënda, mirëpo ka ndërruar jetë në spital rreth orës 00:40 të datës së sotme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Me datë 06.11.2024 rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranauar informatën se në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në f.sh. Pestovë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident me lëndime te rënda në të cilin ishte përfshirë një automjet me targa vendore.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, mirëpo rreth orës 00:40 të datës 07.11.2024 policia është njoftuar nga emergjenca e QKUK-së, se si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, personi i lënduar i moshës 21 vjeçare ka humbur jetën.
Lidhur me rastin ështe njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
(Kosova Sot Online)