
Ja datat kyçe mes ditëve të sotme dhe ditës së inaugurimit të Trumpit

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i fitoi zgjedhjet presidenciale të së martës, duke e mposhtur demokraten Kamala Harris, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Por cilat do të jenë disa prej datave kyçe deri në inaugurimin e tij në Shtëpinë e Bardhë?
11 dhjetor: Afati i fundit që shtetet amerikane t’i lëshojnë Certifikatat e Vërtetimit;
17 dhjetor: Zgjedhësit votojnë në shtetet e tyre
3 janar: E fillon punën përbërja e re e Kongresit
6 janar: Kongresi i numëron votat zgjedhore
20 janar: Dita e Inaugurimit
(Kosova Sot Online)